Fundjava parashikohet të vijojë me alternime kthjellimesh e vranësirash. Sinoptikania Lajda Porja tha në News 24 se parashikohet që temperaturat e ajrit të arrijnë në 25 gradë C, tipike për stinën e pranverës.

Sipas saj, java nis e freskët, me ditë kur reshjet e shiut do jenë në sasi të pakta, ndërsa temperaturat do bëjnë një rritje graduale.

Sa i përket një parashikimi të muajit maj, Porja tha se do kemi një muaj të thatë, me temperatura 3 gradë më të larta se normat e zakonshme, duke theksuar se do kemi mundësinë të shijojmë pranverën me karakteristikat e saj, mëngjese e mbrëmje të freskëta e ditë të ngrohta e me diell, duke i paraprirë që herët sezonit të plazhit.