Këtë fundjavë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë në qytetin e Pogradecit.
Kreu i shtetit ka ndarë një foto për ndjekësit e tij në rrjetet sociale teksa është duke shijuar kafen e mëngjesit në një ambient të hapur.
Koha e ngrohtë që ka mbizotëruar këto ditë, e bën Pogradecin një destinacion mjaft të dashur për të kaluar një fundjavë të qetë.
“Të dashur miq, ju uroj një ditë të mbarë nga Pogradeci”– shkruan Meta në Facebook, duke shpërndarë foton.





