Skrapar, 21 qershor 2014 – Kryeministri Edi Rama ka shijuar këtë fundjavë emocionet e rafting në Kanionet e Skraparit. Vetë shefi i qeverisë i ka ndarë emocionet e kësaj eksperience me qytetarët e shumtë që e ndjekin në rrjetin social “Tëitter”, ku ka publikuar edhe disa fotografi.
“Kanionet e Skraparit një eksperience e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s'e kemi parë kurrë! Mos e humbisni:-)” – shkruan Rama.
Më tej kryeministri falënderon kreun e parlamentit Ilir Meta për surprizën e këndshme. “Faleminderit skuadrës së Zamos e Blerinës që na shoqëruan në udhëtimin fantastik dhe Ilirit që na bëri këtë surprizë”- shkruan kryeministri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





