Qytetarët në Durrës e kanë nisur plazhin prej kohësh. Të favorizuar nga moti me diell i kësaj të diele maji, durrsakët kanë shfrytëzuar zonën turistikë në lagjen nr.1 për të marrë rreze.

Të shumtë janë qytetarët që kanë zënë shezlongët në këtë pjesë të qytetit dhe disa nuk kanë nguruar dhe të lahen në det.

Krahas tyre, një pjesë tjetër preferojnë të bëjnë ecje përgjatë shëtitores së Vollgës apo dhe të konsumojnë kafe në lokalet përgjatë vijës bregdetare.

Ndonëse koronavirusi vijon të mbetet prezent në jetën tonë, duket se qytetarët në Durrës e kanë hedhur pas pandeminë.