Vendi ynë vijon edhe për këtë fundjavë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites.
Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra, ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.