Vendi ynë këtë të shtunë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të pakta shiu.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.
Reshje më të dendura shiu do të ketë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.