Një grup të rinjsh nga Durrësi, me nismën e tyre për t’i dhënë një frymë të re qytetit, janë mbledhur të dielën përpara pallatit të kulturës, për të pedaluar të gjithë së bashku me biçikleta.
Ideatori i kësaj nisme, Klaudio Hyseni, thotë që kjo iniciativë kryhet me fondet e tyre personale dhe qëllimi i vetëm është që të ndryshohet mentaliteti në Durrës dhe të ketë solidaritet midis qytetarëve.
Ai kërkon që komuniteti i biçikletave në Durrës të ketë më shumë përparësi ashtu si në çdo qytet evropian, e po ashtu të mos diskriminohet.