Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të ketë vranësira por edhe reshje shiu.
Fillimisht reshjet do të jenë prezente përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit e më pas do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.