Gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme presim fuqizim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Do të kemi kryesisht rrebeshe afatshkurtra shiu në zona qendrore dhe ato jugore.

Këto reshje nuk do ndalen as gjatë natës dhe gjithashtu edhe pjesën e parë të ditës së premte. Kjo fundjavë rikthen motin e kthjellët me mbizotërim te diellit dhe temperaturave të ngrohta.

Prej së martës, i gjithë vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq me rreshje shiu. I zymtë dhe me reshje herë pas here parashikohet të jetë moti edhe përgjatë ditëve në vijim.

Sinoptikanët parashikojnë që moti të përkeqësohet të premten, ku problematik do të jetë jugu i vendit.

Të premten, një fuqi që po zhvillohet në jug të Italisë do prekë jugun, ku Saranda, Gjirokastra dhe bregdeti i Jonit do marrin rreshje të konsiderueshme në një kohë të shkurtër. Veç shiut, problem do të jetë dhe era.

Do të arrijë në një moment të caktuar deri në 55 km orë, jo vetëm në bregdet, por dhe në tokë, bën me dije meteorologia Lajda Porja. Dhe pas këtij episodi, moti do të rezervojë një mini pranverë me diell në mesin e tetorit.

Temperaturat do rriten deri në 27 gradë. Por ky muaj i dytë i vjeshtës nuk do të mbyllet kështu pasi parashikimet flasin për të tjera episode ekstreme me mot të keq deri në fund të tetorit.