Fundjava i ka rikthyer sërish shqiptarët e Kosovës në bregdetin shqiptar. Deri rreth orës 08:00 të mëngjesit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete me më shumë se 25 mijë qytetarë përmes pikës kufitare të Morinit.
Për këtë arsye, policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar, por ka qenë e pamundur shmangia e radhëve të gjata dhe orëve të tëra pritjeje.
Si pasojë e koronavirusit, sezoni veror është zgjatur edhe përgjatë muajit shtator që është përkthyer edhe më shumë shqiptarë kosovarë që vizitojnë vendin tonë.





