Fundjava dhe temperaturat e larta kanë sjellë fluks të larte në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanë-s.

Në këtë pikë ka patur hyrje të shumta nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Sipas drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit bëhet me dije se fluksi i udhëtarëve ka qenë i lartë gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani janë regjistruar 4251 udhëtare të cilët kanë zjedhur që të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanë-s drejt Shqipërisë, ndërkohë që përgjatë dy ditëve nga kjo pikë kanë hyrë 7728 shtetas.

Për shmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë.