Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur Valbonën si ndalesë të kësaj të shtune larg Tiranës.
"Të dashur miq, nga Valbona e mahnitshne ju uroj mirëmëngjes së bashku me mikun tim të dashur, Mitro Çela!", shkruan Meta në "Facebook", bashkangjitur kësaj fotoje.
Një ditë më parë kreu i shtetit ishte në Tropojë, ku përshkoi një këmbë një pjesë të saj, ndërsa u ndal edhe në një takim me nxënës të shkollës 9-vjeçare në Fierzë.





