Ndërsa pritej që në nëntor i ftohti të niste të tregonte “dhëmbët”, kjo nuk ndodhi përgjatë pjesës më të madhe të muajit, madje pati njerëz, që frekuentonin plazhet në nëntor.

Por ditët e fundit, situata po ndryshon. Moti këto ditë po karakterizohet nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut, madje dhe të dëborës.

Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës. Era me shpejtësi deri në 70 km/orë, ka vështirësuar lundrimet në bregdet.

Stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën, ndërsa shqiptarët pritet të festojnë 28-29 nëntorin, bëjnë të ditur metereologët.

Të marten e javës së ardhshme nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -6 gradë celcius. Kjo si pasojë e një mase të ftohtë siberiane.

Verilindja dhe juglindja do të përfshihen nga reshje dëbore jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytete.