Lëvizja “Fundjavë ndryshe” ka hapur në Durrës selinë e saj, për të qenë sa më pranë njerëzve me probleme të mëdha ekonomike e sociale që ka ky qytet. 

Arbër Hajdari, nismëtar e themelues i këtij fondacioni tha se qendra në Durrës u hap pas 15 muajsh dhe synimi është që të hapen të tilla në të gjithë Shqipërinë me motot “Bamirësia nuk të varfëron” dhe “Shqiptarët për shqiptarët”.

Hajdari ju bëri thirrje biznesmenëve, por edhe qytetarëve të thjeshtë që të dhurojnë çfarë të munden në ndihmë të të gjithë të varfërve të këtij qyteti.

Nisma “Fundjavë ndryshe” ka vetëm një qëllim; ndihmën për njerëzit në nevojë.

Ndjekim materialin:

K.H.