Shoqëria Civile ka paralajmëruar 2 protesta gjatë fundjavës në Durrës.

Nën moton “JO betonizimit të arkeologjisë së Durrësit”, Shoqëria Civile fton të gjithë qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm që të mblidhen tek Torra Veneciane, në orën 12.00, të shtunën dhe të dielën.

Reagimi i Shoqërisë Civile vjen pas vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Velierës, projekt ky që ka ngjallur reagime të shumta që në momentin kur nisi diskutimi i tij.