Të paktën 31 persona, shumica prej të cilëve fëmijë, humbën jetën nga fundosja e një anijeje që mbante rreth 500 emigrantë.
Incidenti ndodhi rreth 30 milje larg bregdetit të Libisë, dhe anija kishte destinacion Italinë.
Kërkimi për të zhdukurit është koordinuar nga Rojet bregdetare me ndihmën e 14 anijeve.
Janë 15 operacione ndihme që po kryhen në Mesdheun qëndror ndaj anijeve që transportonin rreth 1.700 emigrantë.
“Rreth 200 persona përfunduan në Mesdhe, pasi një varkë u mbyt,” tha komandanti i rojes bregdetare italiane, Cosimo Nicastro.
Ndërsa ekipet e shpëtimit të MOAS thanë se kishin gjetur tashmë trupat.