Katër persona kanë humbur jetën në një anije peshkimi që u fundos në bregdetin turk, në detin Marmara.
Anija është fundosur në provincën veriperëndimore të Kocaelit, vetëm pak kohë pasi personat në anije kishin kërkuar ndihmë, thuhet në njoftimin e rojeve të bregdetit.
Ndërsa 38 migrantë janë shpëtuar.
Ende nuk është bërë e ditur origjina dhe destinacioni i migrantëve.