Një jaht është fundosur ditën e sotme në Drimadhes, ku ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit.
Sipas policisë kufitare jahti në pronësi të Festim Mark Prendi, nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.





