Një jaht është mbytur këtë të martë në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.
Brenda mjetit lundrues ndodheshin dy shtetas italianë, që kanë dalë në breg shëndoshë e mirë.
Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin. Policia kufitare po shkon në vendngjarje.





