Një superjaht 50 metra i gjatë i quajtur ” 007″, frymëzuar nga James Bond, është fundosur pak metra larg një plazhi grek.
Anija, e cila mendohet të jetë në pronësi të një biznesmeni zviceran, por që lundronte nën një flamur britanik, u fundos pasi u përplas me shkëmbinjtë vetëm 49 metra larg gjirit piktoresk Kolona në ishullin Kythnos.
GPS-i i varkës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe e çoi varkën drejt bregut përpara se të fillonte të fundosej pranë bregut.
Rojet bregdetare iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe pesë pasagjerët në bord u shpëtuan në kohë.
Sipas Superyacht Times, ai ishte jahti i tretë më i madh i ndërtuar nga Aegean dhe u shit për herë të fundit në vitin 2012.





