Kore e jugut, 16 prill 2014 – Një traget me më shumë se 480 persona në bord u fundos sot në brigjet jugore të Koresë së Jugut dhe një operacion i madh kërkim-shpëtimi është në proces e sipër.

Zyrtarët thonë se të paktën dy persona janë gjetur të vdekur, nga të cilët njëri anëtar i ekuipazhit. Ndërkohë 290 persona konsiderohen deri tani të zhdukur raportojnë mediet vendase. Pasagjerët që ndodheshin në traget ishin pjesa më e madhe nxënës të një shkolle që po merrnin pjesë në një ekskursion për në ishullin e njohur turistik, Jeju.

Televizioni i Koresë së Jugut ka treguar pamje të tragetit që qëndronte anash mbi ujë, dhe më pas u fundos pothuajse tërësisht nën ujë.

Ministria e Sigurisë dhe Informacionit Publik thotë se 34 varka shpëtimi dhe 18 helikopterë po marrin pjesë në operacionet e kërkim- shpëtimit. Arsyet e fundosjes së tragetit ende nuk janë të qarta. Disa pasagjerë njoftuan se dëgjuan një zhurmë të madhe para fillimit të fundosjes së tragetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/