Agjencia e Kombeve të Bashkuara për emigrantët UNHCR, ka denoncuar se 63 persona janë mbytur pas fundosjes së një varke me emigrantë të nisur nga brigjet libiane.
Mësohet se rojet bregdetare libiane arritën të shpëtojnë 41 persona.
Sipas kësaj organizate, bëhet fjalë për një numër të madh prej 170 të vdekurish brenda 48 orëve, nga fundosja e barkave me emigrantë që synojnë Europën.