Roja bregdetare e Tunizisë nxori trupat e 8 emigrantëve afrikanë, pasi varka e tyre u fundos në brigjet e vendit, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë, tha një zyrtar sigurie, duke shtuar se 29 të tjerë ishin shpëtuar.
Varka u fundos në qytetin e Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e njohur për emigrantët afrikanë.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur të zhdukurit, tha zyrtari i rojes kombëtare Hussem Eddin Djembabil.
Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë migracioni, pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë nisjeje kryesore për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.