Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “OAZI”.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Benz ML”, ka përplasur një mjet motor tip “Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..

Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar K.M., 24 vjeç, banues në Delvinë (pasagjer në mjetin motor) dhe vet drejtuesi i mjetit motor E.H., 31 vjeç, banues në Metoq, Sarandë.

Aktualisht të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Benz”, shtetasin R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore.