VLORË,1 gusht 2013 – Një fuoristradë përplas një 20-vjeçare në trotuar, ky është aksidenti i rëndë shënuar sot në mesditë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Policia bën të ditur se tek zona e Ujit te Ftohte, një automjet tip Fuoristradë me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një vajzë 20-vjeçare që po ecte mbi trotuar. Në vendngjarje vihen re shenja të një frenimi të fortë që ka kryer fuoristrada por pavarësisht kësaj drejtuesi i mjetit nuk ia ka dalë dot dhe ka hipur mbi trotuar duke përplasur kalimtaren në moshë të re që po kalonte aty krejt rastësisht. Policia bën të ditur se ka shoqëruar drejtuesin 22-vjeçar ndërsa njofton se vajza është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Nga hetimet paraprake dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tepër të lartë gjatë qarkullimit në qytet.
/balkanweb/





