Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës.

Në aksident janë përfshirë tre automjete. Një fouristradë ka përplasur fillimisht një mjet taksi, që shërben për hotel Rogner, ndërsa kjo e fundit është përplasur me një tjetër taksi që ndodhej para saj.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë ish hotel Dajtit. Përplasja është regjistruar pranë semaforit që ndodhet në këtë zonë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

 

Në vendngjarje ndodhet policia, që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.