Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mafsheq në Krujë, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas informacioneve të para, një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Qazim Basha 52 vjeç dhe janë në gjendje të rëndë Besim Karaj 56 vjeç dhe Ermir Zylfia 32 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Informacioni i policisë Durrës:

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B.,  52 vjeç,  dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.