Një djalë i moshës rreth të tridhjetave që po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet ende i paindetifikuar.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor pranë Kampusit të UAMD-së.
Nga informacionet paraprake nga vendi i ngjarjes ku operatori Denis Simaku sjell edhe këto pamje për “DurrësLajm”, mësohet se mjeti që e ka përplasur të riun ishte një fuoristradë tip “Benz ML”, i cili është larguar në drejtim të paditur.
I plagosuri u transportua në spital, ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit.