8 nëntor 2015 – Një fëmijë 17 muajsh ka mbetur viktimë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kutë rreth orës 08:20, teksa fëmija që po qëndronte në oborrin e shtëpisë, është goditur nga një furgon i tipit “Nissan”, pa targa.
Mjeti drejtohej nga 31-vjeçari Gazmir Dervishaj, i cili transportonte ullinj. Në momentin e aksidentit, Dervishaj ka qenë duke ndihmuar komshiun për transportimin e thasëve me ullinj.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariatin e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/portali DurresLajm/