Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Përplasja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Jorgucatit’.

Në aksident janë përshirë një furgon mallrash dhe një makinë tip ‘Seat’. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, por një prej tyre fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.