Sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet tip furgon, për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”,tha policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.
Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u marrë në pyetje.
Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.