Një furgon ka hyrë në mes të turmës me njerëz në një zonë turistike të Ramblas në Barcelonë.
Policia spanjolle thotë se disa njerëz janë plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve.
Autoritetet janë në kërkim të shoferit të automjetit, i cili u arratis menjëherë pas incidentit.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës.
Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm.
Javët e fundit, janë parë grafiti të ndryshme në mure që kërcënojnë turistët e Barcelonës, qytet i cili vizitohet nga 11 milionë njerëz çdo vit.