Një furgon ka dalë nga rruga në hyrje të Tiranës pasi shoferi ka humbur kontrollin.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij furgon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.