Një aksident është shënuar në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, ku për pasojë janë plagosur dy persona, pranë kryqëzimit të Ishull Shëgjin, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip "Renault". Drejtuesja e mjetit "Renault" mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetimet.