Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Thumanë. Një furgon i OSHEE-së është përplasur me një tjetër automjet.

Ndërkohë, një nga personat e plagosur është transportuar për në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.