Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Yzberisht, në Tiranë, ku një furgon që po transportonte nxënës është përplasur me një makinë me drejtues shtetasin D.T.
Si pasojë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.
Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





