Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Pogradec, ku një furgon plot me klandestinë ndaloi në mes të qytetit, në rrugën “Rinia” dhe ata kanë dalë prej mjetit njëri pas tjetrit me vrap për të mos u kapur nga policia.
Mësohet se në furgon kanë qenë mbi 20 klandestinë.
Ndërkohë policia ka arritur të arrestojë 15 prej tyre, 6 prej të cilëve në zonën ku ndodhet Kisha e Re në qytet, ndërsa pjesa tjetër është kapur në fast food.
Gjithashtu është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.





