Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë në aksin nacional Pogradec-Maliq.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” ka qenë i ndaluar në anë të rrugës nacionale ku brenda ka qenë dhe drejtuesi i mjetit kur një mjet tip furgon ka kryer një manovër të gabuar në parakalim aq sa drejtuesi i mjetit tip furgon e ka patur të pamundur të mbante në kontroll mjetin e për rrjedhojë është përplasur me Benzin e parkuar në anë të rrugës, duke sjellë dhe lëndimin e drejtuesit të këtij mjeti.

Ka pasur vetëm dëme të shumta materiale në të dyja mjetet, por asnjë nga turistët slloven nuk ka pësuar lëndime.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e fugonit me turistë slloven për të mësuar më shumë për shkakun e këtij aksidenti, por paraprakisht mendohet se dy kanë qenë arsyet e përplasjes së dy mjeteve, shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.