5shtator 2015 – Furgoni merr para dy mjete dhe kalimtarët, vdes një grua, plagoset një tjetër. Pasditen e sotme, në zonën e Shkozës në Tiranë ndodhi aksidenti tragjik. Mjeti furgon me targë TR 50 28 ka përplasur një biçikletë dhe një motor.
Harta dixhitale e aksidenteve raporton se, në momentin e përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka hipur në trotuar, duke aksidentuar edhe disa kalimtarë që ishin duke kaluar në ato momente.
Sipas të dhënave të policisë, një grua humbi jetën dhe 4 kalimtarë janë të plagosur. Po hetohen shkaqet e aksidentit.
/portali DurresLajm/