Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.
Mësohet se furgoni tip “Mercedes Vito” ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë, biçiklisti I.H. 61 vjeç humbi jetën.
Ndërsa shoferi i furgonit, N.G. 54 vjeç u shoqërua në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





