Një 23- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Mamurras-Laç. Zamir Tuga, teksa lëvizte me çiklomotor, është përplasur nga një furgon, e si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja.
Drejtuesi i furgonit Vasfi Kërtulla, 47 vjeç, u ndalua nga policia që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 08.09.2016, rreth orës 19.05, në aksin rrugor Laç – Mamurras, ka ndodhur një aksident automobilistik. Mjeti furgon me targë LA 3542 A që drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga shtetasi Zamir Tuga, 23 vjeç, banues në Gjormë – Kurbin. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi Zamir Tuga i cili u dërgua në Qendrën e Traumave Tiranë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku më pas ka ndërruar jetë”.





