Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën afër Golemit. Një motorist ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një furgon.

Mësohet se bëhet fjalë për drejtuesin e motorit, Ardian Gjelapi, i cili pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po vijon me punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik në autostradë.