Aksidentohet në gjendje të rëndë një burrë teksa udhëtonte me biçikletë në Xhafzotaj në aksin Durrës-Shijak.

Ka qenë një furgon i linjës së Gjirokastrës që ka përplasur burrin e moshës rreth 55 vjeç.

I plagosuri është transportuar në urgjencën e Durrësit në gjendje të rëndë, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e furgonit.

Ndërkohë vijon puna e efektivëve të policisë në vendin e ngjarjes për të zbuluar dinamikat e aksidentit.