Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari është regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, në Tapizë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima i identifikuar si shtetasi A.K. 30 vjeç, banues në Tiranë, po udhëtonte me motor kur u përplas për vdekje nga një furgon tip Mercedez, me targa AA 947 JU, që drejtohej nga Andi Dema, 37 vjeç,.

Sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari nga Kruja u arrestua menjëherë pas aksidentit.