Një furgon dhe dy kamionë janë përfshirë mesditën e sotme rreth orës 13:00 në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, shtetasi D. L. i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.