Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një furgon tip “Benz” është përplasur me trenin.

Sipas njoftimit të policisë nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit, 51-vjeçarin me iniciale I.M.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rreziku për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën Asti gogoli, Shkozet, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.