Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin tragjik të ndodhur në Muzinë.

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, 5 vetë kanë ndërruar jetë.

“Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon”,- njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.