Fugoni i cili mori flakë gjatë natës, nuk ka pasur një defekt, por iu vu zjarri qëllimisht.
Dyshimet se kjo ishte një zjarrvënie e qëllimshme u provuan nga kamerat e sigurisë.
Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person është afruar në këmbë tek fugoni duke derdhur lëndë djegëse e sapo ai ka marrë flakë është larguar.
Ndërkohë pronari i mjetit Renato Torollari ka shprehur para efektivëve të policisë se nuk ka konflikte me askënd.





