Fier, 21 prill 2014 – Një person ka humbur jetën, ndërsa  dy të tjerë janë plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve në autostradën Levan- Tepelenë. Sipas policies, furgoni me targë AA189DT, me të cilin po udhëtonin tre personat e aksidentuar është përplasur fillimisht me një autoveturë dhe më pas me bordurën, pasi i ka plasur goma dhe për pasojë shoferit i ka dalë jashtë kontrollit mjeti. 

Furgoni udhëtonte nga Tepelena në drejtim të Levanit, ndërkohë që aksidenti u regjistrua në afërsi të fshatit Varibob.

Në autoveturën e përshirë në aksident, me targa IEY5299, udhëtonin katër persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Policia e Fierit bën të ditur se në aksidentin tragjik ka humbur jetën 25 vjeçari Qazim Aliaj, drejtues i furgonit, ndërsa kanë mbetur të plagosur Leonard Aliaj (vëllai i Qazimit) dhe Myfteak Zylalaj. 

Policia rrugore dhe ajo e rendit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Vetëm 6 ditë më parë, një aksident tjetër në këtë autostradë i mori jetën e 3 personave dhe plagosi 5 të tjerë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/