Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është takuar këtë të martë me përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me drejtorin e shoqërisë rajonale të UKD si dhe me përfaqësues të AKUM.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se në takim kanë diskutuar mbi ecurinë e projektit të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë në qytetin e Durrësit.

Postimi i plotë:

Në takimin me përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), Fabien Mainguy drejtues i projektit pranë zyrave qëndrore të AFD, Delphine Fauque drejtuese e projeketeve mjedisore në AFD, përfaqësues të zyrës së AFD në Shqipëri, drejtorin e shoqërisë rajonale të UKD Spartak Kovaçi dhe përfaqësues të AKUM.

Diskutuam mbi ecurinë e projektit të furnizimit me ujë në qytetin e Durrësit.

Ky projekt konsiston në ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Durrësit i cili do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për qytetin.